TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Prill 2025, 14:50

Vuçiç reagon pas protestave: Revolucioni me ngjyra mori fund!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç reagon pas protestave: Revolucioni me ngjyra mori fund!

Dhjetëra mijëra mbështetës të Presidentit Aleksandër Vuçiç morën pjesë në një manifestim në Beograd, pas disa muajsh protestash kundër qeverisë serbe.

Rreth 55 mijë njerëz u mblodhën para Asamblesë Kombëtare. Edhe pse disa prej simpatizantëve të Vuçiçit kishin udhëtuar nga vendet fqinje, përfshirë veriun e Kosovës, pjesëmarrja ishte më e ulët se sa në tubimet kundër regjimit të muajit të kaluar.

Serbia ka përjetuar demonstrata të rregullta që prej nëntorit, kur shembja e strehës në një stacion hekurudhor të Novi Sadit vrau 15 persona, duke nxitur zemërim të madh publik. Shumë qytetarë fajësojnë korrupsionin e përhapur në Partinë Progresiste në pushtet për tragjedinë.

Lideri serb Vuçiç promovoi protestat të shtunën, teksa prezantoi të ashtuquajturën Lëvizja për Popullin dhe Shtetin, që siç tha, do të shpëtonte Serbinë nga forcat që po përpiqeshin të shkatërronin vendin.

Gjatë një fjalimi, ai u bëri thirrje prokurorëve të rikthejnë rendin dhe paqen. Vuçiç pretendon se protesta e drejtuar nga studentët ka kërcënuar paqen dhe stabilitetin në vend, teksa akuzoi pjesëmarrësit se po paguheshin nga agjenci të huaja të inteligjencës.

“Ne nuk do të lejojmë ata nga jashtë ose brenda të shtypin vendin tonë. Më lejoni t’ju them se revolucioni me ngjyra ka marrë fund. Ata mund të ecin sa të duan, por asgjë e mirë nuk do të dalë prej kësaj”, tha Presidenti serb.

Vuçiç kritikoi gjithashtu televizionin shtetëror RTS, duke e cilësuar si pjesëmarrës kyç në revolucionin me ngjyra. Kryeministri hungarez Viktor Orban ju drejtua mbështetësve të Vuçiçit me një video-mesazh.

“Patriotët serbë mund të mbështeten tek patriotët hungarezë”, ishte mesazhi i tij.

Lini një Përgjigje