
Të paktën 21 persona mbetën të vrare dhe 83 të tjerë të plagosur, përfshirë 7 fëmijë, pas një sulmi me raketa balistike në qendër të qytetit verilindor të Ukrainës, Sumy.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmi “i tmerrshëm” goditi një rrugë të zakonshme të qytetit, ndërsa bën me dije se një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar ne vend.
Zelensky u bën thirrje liderëve globalë që t’i përgjigjen me vendosmëri sulmit, duke shtuar se “Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë”.
"Ne kemi nevojë për një qëndrim ndaj Rusisë që e meriton një terrorist. Faleminderit të gjithëve që janë me Ukrainën dhe na ndihmojnë të mbrojmë jetën", shtoi Zelensky.
Zelensky shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për familjet dhe miqtë e viktimave. Sulmi u zhvillua në një pjesë të Ukrainës ku forcat ruse mendohet se po përgatiten për një ofensivë të madhe, raporton BBC.
Kievi ka paralajmëruar për javë të tëra se Moska mund të intensifikojë sulmin e saj në Sumy, rreth 50 kilometra nga kufiri.
Muajin e kaluar, Rusia pretendoi se kishte pushtuar një fshat në rajonin e Sumyt për herë të parë që nga ditët e para të pushtimit të saj në vitin 2022.
Lini një Përgjigje