TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2025, 11:59

I nxehti përvëlon Evropën, dy persona humbën jetën në Fancë; alarmi i kuq në Spanjë

Shkruar nga Pamfleti
I nxehti përvëlon Evropën, dy persona humbën jetën
Paris ,Francë

Ky qershor ishte i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë për Francën, e cila po përballet me një valë nxehtësie të paprecedentë, njoftoi sot qeveria franceze.

“Qershori 2025 ishte i dyti më i nxehti i regjistruar ndonjëherë që nga viti 1900, kur filluan të mbaheshin të dhëna, pas qershorit të vitit 2023”, u tha gazetarëve Ministrja e Tranzicionit Ekologjik Agnès Panier-Rinasser.

Temperatura në qershorin e sapo kaluar ishte 3.3°C më e lartë se mesatarja normale, ndërsa në qershorin e 2023-it ishte 3.6°C më e lartë.

I nxehti përvëlon Evropën, dy persona humbën jetën

Në të njëjtën kohë, Panier-Rinasser theksoi se dy persona humbën jetën “për shkak të sëmundjes nga nxehtësia”.

“Më shumë se 300 persona janë transferuar nga zjarrfikësit në dhomat e urgjencës së spitalit dhe dy vdiqën për shkak të sëmundjes nga nxehtësia”, tha ministrja.

Ndërkohë në Spanjë , dy persona vdiqën në provincën katalanase të Lleidës të martën, pasi u përfshinë në një zjarr të egër që dogji 6,500 tokë në rajonin verilindor të Spanjës.

Ndërsa vala e të nxehtit evropian vazhdon dhe zgjerohet drejt lindjes me Parisin, Romën, Berlinin, Vjenën, Pragën dhe Varshavën që presin temperatura rreth 30 gradë Celsius, ka debate në rritje se si të përshtatemi për t'u përballur me këto temperatura.

Lini një Përgjigje