TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 15:24

Sulmi në Izrael, Trump thumbon Biden: Kjo nuk do të kishte ndodhur me mua!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Izrael, Trump thumbon Biden: Kjo nuk do të kishte ndodhur me

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar për sulmin e befasishëm të Hamsait ndaj Izraelit, në të cilin më shumë se 600 njerëz janë vrarë deri më tani.

Sipas Trump, sulmi i Hamasit është një akt i egër që duhet të shtypet.

“Izraeli është në luftë dhe Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë pranë tyre me forcë. Lufta ndodhi gjithashtu sepse Shtetet e Bashkuara i dhanë Iranit 6 miliardë dollarë për pengjet. Nuk do të kishte ndodhur kurrë me mua", u shpreh ish-presidenti amerikan.

Deri tani raportohet se nga sulmet me raketa të Hamasit janë vrarë më shumë se 600 izraelitë, ndërsa 100 të tjerë thuhet se janë marrë peng. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 313 palestinezë.

sulmi në izrael

Lini një Përgjigje