TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 13:15

Britma dhe të qara, dy turistë izraelitë vriten nga oficeri i policisë në Egjipt (video)

Shkruar nga Pamfleti

Britma dhe të qara, dy turistë izraelitë vriten nga oficeri i

Dy turistë izraelitë dhe udhërrëfyesi i tyre egjiptian janë qëlluar për vdekje në qytetin egjiptian të Aleksandrisë, njoftoi ministria e Jashtme e Izraelit.

Një oficer policie dyshohet se hapi zjarr ndaj një grupi turistësh izraelitë në qytet. Oficeri tashmë ndodhet në paraburgim.

'Extra News' citoi gjithashtu një zyrtar të paidentifikuar të sigurisë, i cili tha se një person tjetër u plagos në sulm. Ky është sulmi i parë i tillë ndaj izraelitëve në Egjipt në dekada.

Sakaq, janë bërë publike pamjet pak minuta pas sulmit vrasës.

Në video dëgjohen personat e pranishëm duke bërtitur: Ambulancë! Vrasjen e turistëve e ka konfirmuar dhe ministria e Jashtme izraelite.

Sulmi shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të ngjarjeve në Gaza, duke përfshirë një inkursion të rrallë nga militantët palestinezë në territorin izraelit në kufi me Rripin e Gazës dhe një shkëmbim zjarri të vazhdueshëm midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite në kufirin verior të Izraelit.

Egjipti dhe Izraeli nënshkruan një traktat paqeje në vitin 1979 dhe kanë krijuar lidhje shumë më të ngushta në vitet e fundit.

vrasje izraelite egjipt

Lini një Përgjigje