TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Tetor 2023, 14:58

Sulmi në Izrael, ambasadori palestinez mbron militantët e Gazës: Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Izrael, ambasadori palestinez mbron militantët e Gazës:

Ambasadori palestinez në Britaninë e Madhe ka dhënë një mesazh ndaj sulmeve të Hamasit që kanë lënë të vdekur deri në 600 izraelitë. I pyetur nga 'Sky News' nëse ai i dënon sulmet, Husan Zomlot tha se ekziston një “fiksim për të dënuar dhe për të fajësuar viktimat”.

“Njerëzit tanë po luftojnë për jetën e tyre”, thotë ai.

Ai u shpreh gjithashtu se dy milionë njerëz në Gaza janë marrë peng nga Izraeli në 16 vitet e fundit.

“Ne kemi të drejtë të themi mjaft,” vijoi ai.

Zomlot tha gjithashtu se 13 milionë palestinezë kanë qenë subjekt i “shtypjes sistematike” për më shumë se 100 vjet.

sulm izrael palestine

Lini një Përgjigje