
Hashem Safi al-Din, kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, gjatë një konference për shtyp, dërgoi një mesazh për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se luftimet mund të përhapen.
“I gjithë kombi islamik do t'i bashkohet "stuhisë" nëse ata vazhdojnë në çmendurinë e tyre”, tha kreu i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut.
Sot në mëngjes, Hezbollahu lëshoi predha mortajash në vendet ushtarake izraelite në kufirin me Libanin, duke pretenduar se qëndron në solidaritet me rezistencën palestineze.
Vazhdojnë luftimet në jug të Izraelit midis militantëve të Hamasit dhe forcave të izraelite. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thuhet se po përgatiten për një inkursion tokësor në Rripin e Gazës. Këtë e demonstrojnë dhjetëra tanke izraelite që po shkojnë drejt enklavës palestineze, siç dëshmohet nga videot e shpërndara në rrjetet sociale.
Deri tani raportohet se nga sulmet me raketa të Hamasit janë vrarë më shumë se 600 izraelitë, ndërsa 100 të tjerë thuhet se janë marrë peng. Nga ana tjetër nga sulmet hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës raportohet se janë vrarë 313 palestinezë.
Lini një Përgjigje