TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Shtator 2024, 20:07

Sulmi në Bejrut, IDF: Kemi vrarë 10 komandantë të Hezbollahut, donin të na sulmonin!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Bejrut, IDF: Kemi vrarë 10 komandantë të

Zëdhënësi i ushtrisë së Izraelit (IDF), Daniel Haggari ka reaguar pas sulmit izraelit në periferi të Bejrutit me raketa, ku mbeti i vrarë ndër të tjerë numri 2 i Hezbollahut, Ibrahim Aqili.

Haggari thotë se përveç Aqilit, në sulm janë vrarë edhe 10 komandantë të tjerë të Hezbollahut.

Sipas tij, goditja e kësaj baze të Hezbollahut vjen pasi ata janë përgjegjës për qindra sulme ndaj Izraelit. Ndërkohë, shton se komandantët po përgatisnin një sulm ndaj Izraelit, i njëjtë me atë të 7 tetorit të vitit të shkuar.

Gjendja e luftës sa vjen e përshkallëzohet dhe fitilat i ndezi sulmi i koordinuar izraelit me anë të shërbimit sekret Mosad, të cilët shpërthyen pajisjet radiomarrëse të disa anëtarëve të Hezbollahut në Liban duke lënë dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.

Lini një Përgjigje