TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Tetor 2023, 17:47

Sulmi ndaj Izraelit, eksperti tregon se kush përfiton më shumë nga kjo luftë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj Izraelit, eksperti tregon se kush përfiton më shumë

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledjon Krisafi tha se luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, do të bëjnë që marrëdhëniet e shtetit izraelit me vendet arabe, të mos jenë më normale.

Krisafi u shpreh se ky është efekti i parë që Hamasi arriti me bombardimet në Izrael. Sipas tij, Irani përfiton më shumë nga lufta Izrael-Hamas.

“Qëllimi i parë i Hamasit është të vendosë veten si organizata kryesore në lëvizjen palestineze. Pra, kjo është edhe një luftë e brendshme. Ka synim që në të ardhmen të ketë kontroll, siç ka mbi Gazën, të ketë edhe në Bregun Perëndimor. E dyta, ka disa vite, që kur ishte Donald Trump presidenti i SHBA, ka filluar një proces normalizimi me Izraelin dhe vendet arabe. Sa më normale të jenë marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe, aq më e keqe, aq më e vështirë është gjendja e palestinezëve, aq më në sfond mbetet çështja e palestinezëve.

Ajo që bëri Hamasi të shtunën, ishte një lloj, metaforikisht, ngritje zëri. Vendosi veten në gjeopolitikën e rajonit, duke thënë që gjithë ky normalizim i marrëdhënieve me vendet arabe, është e gabuar. Duke qenë se reagimi i Izraelit pritet të jetë i ashpër dhe i përgjakshëm, do të thotë që në të gjitha vendet arabe, do të kemi një rritje të ndjenjës izraelite.

Gjithë ky proces normalizimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe do të ndryshojë. Ky është efekti i parë që ka arritur Hamasi. Një arsye tjetër ka lidhje me Iranin. Irani, ka synimin të jetë një shtet hegjemon në Lindjen e Mesme. Izraeli është kundërshtari numër një i Iranit në Lindjen e Mesme. Sa më shumë probleme të ketë Izraeli, aq më shumë në interes të Iranit është”, tha ai për “Abc news”.

sulm izrael lufte iran

Lini një Përgjigje