TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 06:54

Atentati ndaj ish-presidentit, reagon djali i Trump: Nuk do ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar SHBA!

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj ish-presidentit, reagon djali i Trump: Nuk do ndalojë

Djali i madh i Donald Trump, Donald Trump Jr., ka reaguar pas të shtënave ndaj ish-presidentit. Ai shkruan se "Trump nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum, senatori i Floridës, Marco Rubio dhe senatori i Ohajos JD Vance, tre emrat në listën e ngushtë të Trump për nënpresident, u shprehën të shqetësuar për ish-presidentin.

Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, në një deklaratë për rrjetin social "X" shkruante se ishte informuar mbi situatën dhe se policia ishte në gatishmëri në vendin e tubimit në Pensilvani.

“Dhuna e drejtuar ndaj çdo partie politike apo udhëheqësi politik është absolutisht e papranueshme. Nuk ka vend në Pensilvani apo në Shtetet e Bashkuara”, shprehej ai.

Atentati ndaj ish-presidentit, reagon djali i Trump: Nuk do ndalojë

Shërbimi Sekret tha në një deklaratë se “ish-presidenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën” dhe se çështja tashmë është nën hetim.

Lini një Përgjigje