TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 01:36

Detaje nga atentati/ Trump në gjendje të mirë, vritet personi që qëlloi; një i vdekur mes qytetarëve në miting

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga atentati/ Trump në gjendje të mirë, vritet personi

Ndërkohë disa dëshmitarë folën për shumë qytetarë të plagosur.

Dalin të tjera detaje nga të shtënat në mitingun e Donald Trump. Teksa ish-presidenti mbante mitingun e tij në Pensilvani u dëgjuan të shtëna me armë dhe ai u pa i gjakosur në vesh.

Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung tha në një deklaratë se ish-presidenti është në një spital dhe deri tani gjendja e tij është e mirë. “Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer. Ai është mirë dhe po kontrollohet në një institucion mjekësor lokal. Më shumë detaje do të vijojnë”, tha ai.

Detaje nga atentati/ Trump në gjendje të mirë, vritet personi

Prokurori i qarkut Butler, Richard A Goldinger, ka konfirmuar për Associated Press se atentatori në tubimin e Donald Trump, si dhe një pjesëmarrës në miting, kanë vdekur. Goldinger tha se ai nuk e di nëse sulmuesi vdiq nga një plagë e vetëshkaktuar me armë zjarri apo u qëllua nga dikush tjetër gjatë incidentit. Ndërkohë disa dëshmitarë folën për shumë qytetarë të plagosur.

Shërbimi Sekret Amerikan tha se Trump tani ishte "i sigurt" dhe se kishte zbatuar masa mbrojtëse rreth ish-presidentit. Ai tha gjithashtu se një hetim ishte nisur - por nuk dha detaje të mëtejshme.

"Ky është tani një hetim aktiv i Shërbimit Sekret dhe informacione të mëtejshme do të publikohen kur të jenë të disponueshme", tha zëdhënësi i Shërbimit Sekret Anthony Guglielmi në një postim në X.

Detaje nga atentati/ Trump në gjendje të mirë, vritet personi

Gjatë fjalës së Trump, janë dëgjuar të shtëna me armë, teksa ish-presidenti është rrëzuar përdhe dhe është rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Pas qëndrimit për rreth 1 minutë në tokë, Trump është ngritur në këmbë, ku teksa duket se është kapur nga plumbi në afërsi të veshit.

Ish-Presidenti Trump më pas i rrethuar nga forca të shumëta sigurie është larguar nga mitingu, teksa të gjithë ishin në panik. Ende nuk ka një informacion sesi është gjendja e ish-Presidentit.

 

Lini një Përgjigje