TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2024, 00:59

Tronditet Amerika, qëllohet me armë ish-presidenti Donald Trump (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tronditet Amerika, qëllohet me armë ish-presidenti Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensilvani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku ish-Presidenti Donald Trump, njëherësh kandidat për një mandat të dytë presidencial është qëlluar me armë gjatë një mitingu elektoral.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Pensilvani, ku Trump po mbante fjalimin e tij të radhës.

Gjatë fjalës së Trump, janë dëgjuar të shtëna me armë, teksa ish-presidenti është rrëzuar përdhe dhe është rrethuar nga forca të shumta sigurie.

Pas qëndrimit për rreth 1 minutë në tokë, Trump është ngritur në këmbë, ku teksa duket se është gjakosur në afërsi të veshit.

Ish-Presidenti Trump më pas i rrethuar nga forca të shumta sigurie është larguar nga mitingu, teksa të gjithë ishin në panik.
Ndërkohë, ende nuk ka një informacion sesi është gjendja e ish-Presidentit.

 

Lini një Përgjigje