TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Korrik 2024, 20:57

Armët amerikane në Gjermani, kërcënon Moska: SHBA po rrezikon Evropën, shumë shtete në shënjestër të raketave tona!

Shkruar nga Pamfleti

Armët amerikane në Gjermani, kërcënon Moska: SHBA po

Zëdhënësi i Kremlinit deklaroi se SHBA po fiton pa fund para nga armët dhe po kthen Evropën në shënjestër të Rusisë...

Vendosja e raketave amerikanë në Gjermani, duket se është një tjetër lëvizje që po rrit tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë.

Sot ka ardhur reagimi zyrtari i Moskës mbi këtë vendim të marrë gjatë Samitit të NATO dhe rusët kanë kërcënuar po me luftë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha në një video të publikuar të shtunën se vendet evropiane do të rrezikonin veten nëse pranojnë vendosjen e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi.

I pyetur nga gazetari Pavel Zarubin, i televizionit shtetëror rus, në lidhje me mundësinë e vendosjes së raketave hipersonike në Evropë nga Shtetet e Bashkuara, zëdhënësi Peskov tha: “Ne kemi potencial të mjaftueshëm për t'i penguar këto raketa. Por kryeqytetet e këtyre shteteve (evropiane) janë viktimat e mundshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, vuri në dukje se gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, raketat amerikane të dislokuara në Evropë ishin të drejtuara kundër Rusisë, dhe nga ana tjetër, raketat ruse kishin për objektiv Evropën, duke i bërë vendet e kontinentit viktimat kryesore të çdo konflikti të mundshëm.

"Ka pasur gjithmonë një situatë paradoksale: Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një shumëllojshmëri raketash me rreze të ndryshme në Evropë, të cilat tradicionalisht synojnë vendin tonë. Prandaj, vendi ynë caktoi vendndodhje evropiane si objektiva për raketat tona", tha ai.

Peskov shtoi se paradoksi është se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bëjnë para, ndërsa Evropa instalon raketa dhe kthehet në objektiv të Rusisë.

"Vendi ynë është në pistën e raketave amerikane të stacionuara në Evropë. Ne e kemi përjetuar tashmë këtë më parë. Ka ndodhur më parë. Ne kemi kapacitete të mjaftueshme për t'i penguar ato raketa. Evropa po shpërbëhet dhe kjo nuk është një periudhë e mirë për kontinentin. Kështu, në një mënyrë ose në një tjetër, historia do të përsëritet”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermani njoftuan të mërkurën se në vitin 2026 do të fillojnë vendosjen e raketave amerikane me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani, një hap madhor që synon të mbrojë Evropën përballë kërcënimeve ruse në rritje.

Lini një Përgjigje