
Të paktën 71 persona raportohen të vdekur dhe 289 të plagosur nga një sulm izraelit në kampin e refugjatëve al-Mawasi në Gaza, raporton autoriteti palestinez i shëndetësisë.
Sipas raportimeve paraprake, mes viktimave ka edhe punonjës të ekipeve mjekësore dhe ekipe të tjera të shpëtimit.
Dyshohet se objektiv i goditjes ka qenë eleminimi i Rafa’a Salameh, i cili është komandanti i brigadës Khan Yunis të Hamasit.
Spitali lokal ka thënë se është i mbingarkuar dhe "nuk është më në gjendje të funksionojë" për shkak të numrit të madh të viktimave.

Dëshmitarët thanë se sulmi ishte një surprizë pasi zona kishte qenë e qetë.
Një grua e përlotur tha: "Kanë ikur të gjithë, e gjithë familja ime ka ikur.. ku janë vëllezërit e mi? Janë të gjithë, kanë ikur të gjithë. Nuk ka mbetur njeri. Fëmijët tanë janë copë-copë, ata janë copë-copë. Turp (të keni)"./Marrë nga Sky news
Lini një Përgjigje