
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, tha përmes një deklarate se është mirënjohës që dëgjon se Trump është mirë.
"Lutem për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme", tha Biden pas atentatit.
“Jam përpjekur të flas me Donaldin. Ai është me mjekët e tij. Me sa duket, ai ka qenë mirë. Kam në plan të flas me të së shpejti”, tha Biden në fjalimin e planifikuar pas të shtënave.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, shkroi në X se "dhuna nuk ka vend në politikën tonë".
"Sonte, të gjithë amerikanët janë mirënjohës që presidenti Trump duket se është mirë, pas një sulmi të neveritshëm në një tubim paqësor", shkroi ai.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Mitch McConnell, tha se është "tmerruar" nga ajo që i ndodhi Trumpit, por i lehtësuar që ai është jashtë rrezikut.
"Dhuna politike nuk ka vend te ne", tha ai
Lini një Përgjigje