TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2025, 23:04

Tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 godet Rusinë, lëshohet paralajmërim për cunami!

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti i fortë me magnitudë 7.8 godet Rusinë, lëshohet

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.8 ballë ka goditur rajonin e Kamchatkës në lindjen e largët të Rusisë, njoftoi herët të premten guvernatori i rajonit, Vladimir Solodov. Tërmeti, i cili ndodhi në një thellësi prej 10 km, ka shkaktuar një paralajmërim lokal për cunami për bregun lindor të gadishullit, i cili shtrihet në Detin e Beringut dhe Oqeanin Paqësor.

Për momentin, nuk janë raportuar dëme apo viktima.Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti u pasua nga katër lëkundje të tjera me magnitudë nga 5.1 deri në 5.8 ballë.

Autoritetet ruse kanë vënë në gatishmëri të lartë të gjitha shërbimet e emergjencës për të përballuar situatën dhe për të monitoruar zhvillimet e mëtejshme. Guvernatori Solodov, përmes një postimi në Telegram, tha se po merren masa për të informuar banorët dhe për të garantuar sigurinë e tyre, ndërsa paralajmërimi për cunami mbetet në fuqi për zonat bregdetare të Kamchatkës.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) ka njoftuar se po vlerësohet rreziku për valë deri në 3 metra mbi nivelin e zakonshëm të baticës në disa zona të bregdetit rus.Kamchatka, e vendosur në të ashtuquajturin “Unaza e Zjarrtë” e Paqësorit, është një nga zonat më sizmike në botë.

Ky tërmet vjen pas të paktën dy tërmeteve të tjerë me magnitudë mbi 7 ballë që goditën rajonin javën e kaluar, përfshirë një tërmet me magnitudë 8.8 në korrik, i cili shkaktoi paralajmërime për cunami në të gjithë Paqësorin.

Lini një Përgjigje