Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thyer heshtjen pas humbjes së kombëtares 0 me 1 ndaj Shqipërisë.
Presidenti i Serbisë ka treguar ndër të tjera se është pa gjumë, por shkak të trishtimit.
Vuçiç tregoi edhe arsyen e mungesës në stadium. Presidenti i Serbisë nuk ishte i pranishëm për shkak të lodhjes.
"Kemi futbollistë më të mirë se ata që kishim? Nuk kemi asnjë. Asnjëri prej tyre nuk luan. Kemi vetëm një lojtar që u paraqit mbrëmë dhe ai është i vetmi që luan në Ligën e Kampionëve. Është një djalë, i ri, djali i Stanković-it. As emrin nuk ia di. Mbrëmë e pashë për herë të parë në jetën time. Ai është i vetmi që luan në Ligën e Kampionëve. Askush tjetër nuk po luan. Shqiptarët kanë një ekip të fortë, lojtarë që luajnë nga Lazio, Atlanta. Por ne jemi mësuar të fitojmë. Ekipi ynë nuk ishte i përgatitur mirë, ata nuk luajtën mirë, jemi të zhgënjyer, pësuam një humbje të rëndë. Nuk munda të flija për shkak të trishtimit, jo për shkak të zemërimit si disa njerëz të tjerë. Disa njerëz në vendin tonë prodhojnë vetëm zemërim, por tani i ftoj njerëzit të rishqyrtojnë atë që kemi bërë për ndonjë nga ekipet tona kombëtare...
Së pari, e pyeta veten nëse shteti u siguronte gjithçka futbollistëve. Po. A u siguronte atyre para të mjaftueshme për të pasur fluturime çarter ku duhet të kishin akomodim të mirë? Ata kishin akomodim më të mirë se shqiptarët në Nish. A kishit gjithçka që ju nevojitej? Ne ishim mikpritës të mirë për shqiptarët. Bëmë atë që u kërkua", tha Vuçiç.
Siç thotë ai, ai e kritikoi edhe veten
Kombëtarja shqiptare ka arritur një fitore të madhe në Serbi mbrëmjen e djeshme, duke mundur Kombëtaren vendase me rezultatin 0-1.
Ishte Rei Mamaj ai që i ka shënuar gol Serbisë, në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë.
Goli i tij ka ngritur peshë mijëra tifozë të Kombëtares shqiptare anembanë botës, të cilët u 'mbërthyen' para ekraneve për të ndjekur këtë super-sfidë, në pamundësi për të shkuar në stadiumin në Serbi.
Sfida Serbi-Shqipëri ishte vendimtare për fatet e kualifikimit në botëror, teksa fitorja bën që ëndrra amerikane e Shqipërisë të vijojë.
Sjellim në vëmendje se gjatë ndeshjes së sotme, kishte thirrje të shumta raciste kundër shqiptarëve nga tifozeria serbe, si dhe thirrje në kor 'Kosova është Serbi'.
Lini një Përgjigje