TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2025, 13:50

"Jam akoma në shok"/ Fituesja e Çmimit Nobel mesazh Trump

Shkruar nga Pamfleti
"Jam akoma në shok"/ Fituesja e Çmimit Nobel mesazh Trump
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado

Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump.

Në një intervistë për BBC, ajo u shpreh se i është mirënjohëse Kreut të Shtëpisë së Bardhë për punën e palodhur për vendosjen e paqes në botë.

Liderja e opozitës në Venezuelë bëri të ditur se kishte zhvilluar një telefonatë me presidentin amerikan, i cili edhe ky pretendonte marrjen e Nobelit për Paqen.

“Akoma nuk mund ta besoj. Jam akoma në shok sepse është një nder shumë i madh për popullin e Venezuelës. Jam shumë mirënjohëse. Pata një bisedë shumë të mirë me presidentin amerikan. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen ndaj Venezuelës dhe punën e palodhur që po bën në vendosjen e paqes në botë”, tha María Corina Machado, liderja e opozitës në Venezuelë.

María Corina Machado u ndalua të kandidonte në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, të cilat u fituan nga Nicolás Maduro. Votimet u kontestuan gjerësisht si të manipuluara dhe shkaktuan protesta masive në gjithë vendin. Edhe pse e përjashtuar nga gara, Machado arriti të bashkonte opozitën.

Për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme, 58-vjeçarja jeton në fshehtësi. Ajo vlerësohet në arenën ndërkombëtare si simbol i qëndresës, guximit dhe përpjekjeve për demokraci në Venezuelë.

Lini një Përgjigje