TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Mars 2026, 15:36

Hegseth për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran: Duam të mbetemi të paparashikueshëm

Shkruar nga Pamfleti
Hegseth për mundësinë e operacioneve tokësore në Iran:
Ushtria amerikane

Shtetet e Bashkuara synojnë të ruajnë një strategji “të paparashikueshmërisë” lidhur me mundësinë e dislokimit të forcave tokësore në Iran, deklaroi Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegseth, duke theksuar se Uashingtoni ka në dispozicion disa opsione ushtarake në kuadër të konfliktit.

Nuk mund të luftosh dhe të fitosh një luftë nëse i zbulon kundërshtarit tënd se çfarë je i gatshëm të bësh ose çfarë nuk je i gatshëm të bësh, përfshirë edhe dislokimin e trupave në terren”, tha ai.

Hegseth shtoi se pala iraniane vlerëson se ekzistojnë disa mënyra të mundshme përmes të cilave SHBA-ja mund të ndërmarrë një operacion tokësor. “Kundërshtari ynë në këtë moment beson se ka 15 mënyra të ndryshme me të cilat ne mund të veprojmë me forca tokësore. Dhe, në fakt, ato ekzistojnë”, u shpreh ai.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mund t’i aktivizojnë këto opsione nëse lind nevoja, por pa përjashtuar një rrugë diplomatike. “Mund të mos jetë e nevojshme t’i përdorim fare këto mundësi. Ndoshta negociatat do të japin rezultat ose mund të ndiqet një qasje tjetër. Thelbësore është të mbetemi të paparashikueshëm dhe askush të mos e dijë saktësisht çfarë jemi ose nuk jemi të gatshëm të bëjmë”, tha Hegseth.

Nga ana e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjenerali Dan Caine, theksoi se spektri i opsioneve ushtarake që ka Uashingtoni është i gjerë dhe se prania e forcave në rajon nuk lidhet vetëm me mundësinë e operacioneve tokësore.

Nuk do të doja të kufizoja hapësirën vendimmarrëse të presidentit, por ka shumë faktorë që duhen marrë parasysh. Irani duhet ta dijë se këto forca ndodhen aty dhe se ato përbëjnë një mjet presioni, i cili duhet të vlerësohet me kujdes edhe në nivel diplomatik”, deklaroi ai.

shba iran

Lini një Përgjigje