Sipas tij, këto vende duhet “të gjejnë guximin që u mungon” dhe të ndërmarrin vetë veprime, duke shtuar se SHBA nuk do të jetë më e gatshme të ofrojë mbështetje si më parë.
Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve europianë po hyjnë në një fazë shumë të tensionuar, ndërsa deklaratat e fundit të Donald Trump kanë vënë në shënjestër drejtpërdrejt Britaninë e Madhe dhe Francën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër në rrjetin e tij social “Truth Social”, duke kritikuar aleatët.
Në postimin e parë, Trump i drejtohet drejtpërdrejt Mbretërisë së Bashkuar, duke e kritikuar për refuzimin për t’iu bashkuar një operacioni ushtarak kundër Iranit.
Ai vijon më tej me tone edhe më të ashpra, duke theksuar se roli tradicional i SHBA-ve si mbështetës i aleatëve po ndryshon.
Trump ka paralajmëruar vendet që përballen me mungesë karburanti, të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe të mësojnë si të luftojën për veten e tyre he të shkojën ta marrin vetë naftën.
Sipas tij, këto vende duhet “të gjejnë guximin që u mungon” dhe të ndërmarrin vetë veprime, duke shtuar se SHBA nuk do të jetë më e gatshme të ofrojë mbështetje si më parë.
Trump gjithashtu deklaron se Irani është “shkatërruar plotësisht” dhe se “pjesa e vështirë ka mbaruar”, duke u bërë thirrje vendeve të tjera të sigurojnë vetë furnizimet e tyre me naftë.
“Të gjitha ato vende që nuk mund të furnizohen me karburant për avionë për shkak të Ngushticës së Hormuzit, si Mbretëria e Bashkuar, e cila refuzoi të përfshihej në prerjen e kokës së Iranit, kam një sugjerim për ju: Së pari, blini nga SHBA-ja, kemi me bollëk, dhe së dyti, mblidhni pak guxim të vonuar, shkoni në Ngushticë dhe MERRNI. Do të duhet të filloni të mësoni se si të luftoni për veten tuaj, SHBA-ja nuk do të jetë më aty për t’ju ndihmuar, ashtu siç nuk ishit ju aty për ne. Irani, në thelb, është shkatërruar plotësisht. Pjesa e vështirë është bërë. Shkoni merrni naftën tuaj!", shkruan Trump.
Në një postim të dytë, ai kritikon Francën për moslejimin e fluturimeve të avionëve me pajisje ushtarake drejt Izraelit mbi territorin e saj. Trump shprehet se Franca “nuk i ka bërë asnjë nder” SHBA-ve dhe paralajmëron se ky qëndrim “do të mbahet mend”.
"Shteti i Francës nuk do të lejonte që aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkonin në Izrael të fluturonin mbi territorin francez. Franca ka qenë SHUMË E PADOBISHME në lidhje me “Kasapin e Iranit”, i cili është eliminuar me sukses! SHBA-të do ta MBAJNË MEND!!!”, thotë Trump.
Reagimet e Trump vijnë pasi edhe Italia ka bllokuar përdorimin e bazave në Sicili për avionët ushtarakë amerikanë, duke kufizuar lëvizjet e tyre në një moment të ndjeshëm për operacionet në rajon.
Edhe Spanja ka ndërmarrë hapa të ngjashëm, duke mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturime të lidhura me operacione ushtarake amerikane drejt Lindjes së Mesme.
Britania e Madhe, një nga aleatët kryesorë të SHBA-ve, nuk i është bashkuar thirrjeve për përfshirje në operacione ushtarake në Ngushticën e Hormuzit, duke mbajtur një qëndrim më të rezervuar dhe të fokusuar në sigurinë detare.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, për shkak të përplasjeve dhe kërcënimeve që lidhen me Iranin dhe sigurinë e rrugëve të transportit të naftës.
Këto zhvillime vijnë në një kohë kur situata në Ngushticën e Hormuzit mbetet e tensionuar, për shkak të përplasjeve dhe kërcënimeve që lidhen me Iranin dhe sigurinë e rrugëve të transportit të naftës.
Sipas ëall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, Trump është i gatshëm të përfundojë luftën edhe nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e mbyllur. Një operacion për hapjen e saj vlerësohet se do të çonte në përshkallëzim të mëtejshëm dhe do të tejkalonte afatin prej katër deri në gjashtë javësh që ka vendosur Uashingtoni.
Refuzimi i disa vendeve europiane për t’u përfshirë në operacione ushtarake dhe vendosja e kufizimeve ndaj lëvizjeve amerikane sinjalizojnë një qëndrim më të rezervuar të Europës, duke reflektuar dallime të qarta në qasjen ndaj krizës.
Dikush duhet ti mesojë historinë Trampit!
Ky as kravatë nuk di ta lidhë.