
Pentagoni ka zbuluar një gabim të madh kontabël që i ka kushtuar SHBA-së një dëm prej 6.2 miliardë dollarësh. Bazuar në disa vlerësime të bëra lidhur me sasinë e pajisjeve ushtarake që SHBA dërgoi në Ukrainë që nga vitin e kaluar, del që ka dërguar 6.2 miliardë dollarë më tepër se sa ishte llogaritur.
Gabimi, i cili u raportua për herë të parë muajin e kaluar me një shumë më të ulët prej rreth 3 miliardë dollarë, ndodhi sepse zyrtarët e Pentagonit llogaritën gabimisht totalin duke përdorur vlerat e kostos së prodhimit të armëve, në vend të vlerës aktuale të cilës ato shiten në treg.
Llogaritja përfundimisht u zvogëlua me 2.6 miliardë dollarë në vitin fiskal 2022 dhe 3.6 miliardë dollarë në 2023, tha zëdhënësja e Pentagonit.
Administrata Biden ka dërguar më shumë se 40 miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë që kur Rusia pushtoi 16 muaj më parë.
Por mbështetja për ndihmën e SHBA-së për Ukrainën po vazhdon të bjerë, veçanërisht midis republikanëve. Me fushatën zgjedhore presidenciale 2024 në vazhdim, presioni po rritet mbi administratën për të justifikuar mbështetjen e saj bujare financiare për Ukrainën dhe për të siguruar që ndihma të mos keqpërdoret ose shpërdorohet.
Pentagoni zbuloi fillimisht muajin e kaluar se zbuloi mospërputhje në vlerësimin e pajisjeve për Ukrainën. Zyrtarët kishin paralajmëruar se shuma mund të rritet nëse departamenti rishikonte paketat e mëparshme të ndihmës./ The Washington Post
Lini një Përgjigje