
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e sotme në Francë, në zonën e pestë të Parisit. Si pasojë disa ndërtesa janë përfshirë nga flakët dhe disa persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas informacioneve shpërthimi i ka qenë i madh dhe është pasur nga një shpërthim i dytë më i vogël. Mësohet se 16 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që flitet për të tjerë të mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së një pjese të ndërtesës.

Situata mbetet ende e paqartë, por dyshohet se bëhet fjalë për një rrjedhje në tubacionin e gazit të një shkolle, megjithatë informacioni mbetet për tu konfirmuar.
Ndërkohë që policia u ka kërkuar qytetarëve që të shmangnin zonën e Val de Grâce pasi fasada e një ndërtesës që u shemb ka zënë rrugën dhe flakët janë përhapur në ndërtesat fqinje.
Lini një Përgjigje