TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2024, 19:07

Fundosja e jahtit në Siçili, raportohet se janë gjetur trupat e pajetë të “Bill Gatesit britanik" dhe vajzës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Fundosja e jahtit në Siçili, raportohet se janë gjetur trupat e

Ekipet italiane të kërkim-shpëtimit kanë gjetur ditën e sotme janë gjetur 4 prej 6 trupave të humbur.

Mediat e huaja “Nova News” dhe “The Telegraph”, raportojnë  se 2 prej trupave të zhdukur pas mbytjes së jahtit luksoz të fundosur të hënën pranë brigjeve të Siclisë, i përkasin manjatit Mike Lynch dhe vajzës së tij adoleshente Hannah.

Trupat u gjetën brenda njërës prej kabinave të anijes midis dy dyshekëve.

Të hënën në mëngjes u gjet trupi i kuzhinierit kanadez të Antiguanit Recaldo Thomas, teksa po vijon kërkimi për gjetjen e dy trupave të tjerë.

Dhjetëra zhytës profesionistë po kryejnë kërkime deri në 49 metra thellësi. Gjatë gjithë mëngjesit, zhytësit në grupe prej tre vetash kontrolluan pjesën e brendshme të jahtit, në një thellësi prej 49 metrash.

Po ashtu roja bregdetare ka aktivizuar një robot i cili po kërkon rreth jahtit. Është një mjet nënujor i kontrolluar nga distanca (Remotely Operated Vehicle) i aftë për të operuar në një thellësi prej 300 metrash për 6 deri në 7 orë. Roboti është i aftë të regjistrojë video dhe të marrë imazhe të detajuara që do të ekzaminohen nga hetuesit.

 

Lini një Përgjigje