TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2024, 16:32

Rusia e frikësuar nga Ukraina/ Putin i kërkon ndihmë Çeçenisë, Kadyrov i premton 47 mijë luftëtarë

Shkruar nga Pamfleti

Rusia e frikësuar nga Ukraina/ Putin i kërkon ndihmë

Presidenti rus Vladimir Putin ka zhvilluar një vizitë surprizë në Çeçeni, republika myslimane e Federatës Ruse.

Kreu i Kremlinit po përpiqet të sigurojë mbështetje ushtarake, në një kohë kur trupat e tij po përballen me sulme ndërkufitare nga trupat ukrainase në Kursk. Putin u takua me forcat speciale çeçene, që po stërviten për t’iu bashkuar konfliktit.

“I dashur Vladimir, faleminderit që gjete kohën për të na vizituar. Ju kemi pritur për 13 vjet. Unë e di që ju keni shumë punë, kryesisht çështje që arrini t’i menaxhoni, përfshirë republikën tonë”, tha Ramzan Kadyrov, lider i Republikës Çeçene.

Lideri çeçen tha në rrjetin “Telegram” se mbi 47 mijë luftëtarë, përfshirë vullnetarë, janë stërvitur në akademinë e posaçme të ngritur që nga nisja e pushtimit të Ukrainës.

Luftëtarë nga Çeçenia, përpjekja e të cilëve për pavarësi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik çoi në disa vite luftë me Rusinë, po marrin pjesë në të dyja anët e konfliktit.

Lini një Përgjigje