
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një gjimnaz në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Mediat raportojnë se Mehmed Vukaliç, punonjës në gjimnaz, ka qëlluar me armë duke lënë të vdekur drejtorin e gjimnazit, Nijaz Haliloviç, mësuesen e anglishtes, Gordana Nidzan dhe sekretaren, Nisveta Kljuniç.
Agresori qëlloi tre punonjësit e shkollës me një pushkë automatike.
Më pas, autori tentoi të vriste veten duke qëlluar veten në gjoks. Ai u dërgua në spital në Banja Lluka në gjendje të rëndë.
Dyshohet se shkaku i vrasjes kanë qenë janë mosmarrëveshjet e hershme.
Policia po vijon hetimet, ndërsa shkolla është rrethuar nga forca të shumta policie.
Lini një Përgjigje