TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2024, 11:42

“Perëndimi po nxit luftë globale”, aleati i Putin akuza SHBA: Po provokon, por Rusia është gati!

Shkruar nga Pamfleti

“Perëndimi po nxit luftë globale”, aleati i Putin akuza

Sergei Chemezov, aleati i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë rrezikojnë të shkaktojnë një luftë globale nëse Washingtoni vazhdon të “provokojë” konfliktin në Ukrainë, dhe të lejojë Kievin të sulmojë territorin rus.

Chemezov, shefi ekzekutiv i korporatës “Rostec”, e cila furnizon shumë nga armët ruse për luftë, tha për "Reuters" se Rusia ndihet e sigurt dhe se ka armë të mjaftueshme për më shumë se dy vjet, në atë që Kremlini e quan operacionin e saj special ushtarak në Ukrainë.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Kremlinit se konflikti është një betejë midis Perëndimit dhe Rusisë.

“Në një situatë ku Perëndimi, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, provokon luftë, ne duhet të jemi gati”, tha  Chemezov.

“Viti i tretë i operacionit special është duke u zhvilluar, Rusia ndihet e sigurt”, shtoi ai.

Ai ka deklaruar se askush nuk mund të japë një kornizë kohore se kur mund të përfundojë lufta dhe akuzoi SHBA-në për nxitjen e konfliktit duke furnizuar me armë Kievin.

Lini një Përgjigje