TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Gusht 2024, 16:47

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, nxirren 2 trupa të pajetë; nuk ka shenja nga “Bill Gatesi britanik"

Shkruar nga Pamfleti

Mbytja e jahtit luksoz në Siçili, nxirren 2 trupa të

Janë gjetur trupat e dy nga gjashtë pasagjerët që ishin zhdukur,  teksa zhytësit kërkonin rrënojat e jahtit luksoz që u mbyt në brigjet e Siçilisë, raporton Reuters. 

Varka, në pronësi të gruas së sipërmarrësit britanik të teknologjisë, Mike Lynch, mbante 22 pasagjerë dhe ekuipazh dhe ishte ankoruar në portin e Porticello, afër Palermos, kur u përmbys gjatë një stuhie të egër para agimit të hënën.

Ekipet e shpëtimit nuk dhanë emrat apo gjininë e të mbyturve, të cilët janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që u gjetën.

Trupi i kuzhinierit të jahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt.

Ende nuk bëhet të ditura detaje se të kujt janë trupat e mbytur, ndërsa aktuslisht janë 6 të zhdukur, mes të cilëve ai që cilësohet si 'Bill Gates-i' britanik Mike Lynch dhe e bija 18-vjeçare, Hannah.

Ndërkohë disa pamje të publikuar në media tregojnë momentet e tornados, që dyshohet se është shkaku i mbytjes së jahtit.

Lini një Përgjigje