Presidenti i Francës, Emmanuel Macron bëri të ditur se ka zhvilluar një bisedë me presidentin e Iranit, Masud Pezeshkian, ku theksoi nevojën për uljen e tensioneve në rajon.
Sipas deklaratës së Macron, ai e ka inkurajuar homologun iranian të shfrytëzojë mundësinë e krijuar nga bisedimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën drejt një deeskalimi të qëndrueshëm.
"Unë e nxita atë të shfrytëzonte mundësinë e ofruar nga bisedimet e nisura në Islamabad për të hapur rrugën për një ulje të qëndrueshme të tensioneve."- shprehet Macron.
Presidenti francez theksoi gjithashtu rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit, duke përfshirë situatën në Liban.
Në këtë kontekst, Macron ritheksoi mbështetjen e Francës për autoritetet libaneze, duke i cilësuar ato si të vetmet struktura legjitime për ushtrimin e sovranitetit shtetëror dhe për vendimmarrjen mbi të ardhmen e vendit.
"Franca i jep mbështetje të plotë veprimeve të autoriteteve libaneze, të cilat janë të vetmet legjitime për të ushtruar sovranitetin e shtetit dhe për të vendosur për fatin e Libanit."- shton më tej ai.
Lini një Përgjigje