TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Mars 2025, 15:28

Franca dhe Britania nuk i “binden” SHBA-së, planifikojnë për të dërguar trupa në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti

Franca dhe Britania nuk i “binden” SHBA-së, planifikojnë

Presidenti francez deklaroi se sot u vendos që të mandatohen ministrat e jashtëm të koalicionit për të dalë me propozime se si mund të monitorohet një armëpushim me Rusinë.

Ata kanë tre javë kohë për ta paraqitur atë. Për më tepër, Macron thotë se Britania dhe Franca do të dërgojnë një delegacion në Ukrainë për të punuar me forcat e armatosura të Kievit për t'i ndihmuar ata të planifikojnë për të ardhmen.

“Do të ngarkojë shefat tanë të mbrojtjes të sigurojnë që një ekip franko-britanik të dërgohet në Ukrainë në ditët e ardhshme për të punuar shumë ngushtë me partnerët tanë ukrainas. Ata do të fokusoheshin në përgatitjen e formatit të forcave të armatosura të Ukrainës", tha Macron.

Më pas ai sqaroi se çilat ishin hapat që ata do të ndiqnin dhe se si shtetet e përfshira do të kontribuonin në këtë nismë.

“Ata do të shqyrtojnë çfarë formati kërkohet për sa i përket numrit të ushtarëve dhe çfarë pajisjesh nevojiten për t'iu përgjigjur agresionit të ardhshëm rus dhe për të penguar çdo agresion rus. Kjo do të na mundësojë të ecim përpara në një fazë planifikimi në mënyrë që të qartësojmë kontributin e secilit vend që është anëtar i koalicionit tonë, në mënyrë që t'i japim Ukrainës një ide të qartë të planit shumë të saktë të veprimit që duam të zbatojmë", shtoi Macron.

Lini një Përgjigje