
Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey ka rrëzuar aludimet se ekziston mundësia e largimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga komanda e lartë ushtarake e NATO-s.
“Amerika nuk po largohet prej NATO-s. Si rezultat, për mua nuk ka hapësira boshe”, deklaroi Healey, shkruajnë mediat e huaja.
Megjithatë, informacionet më të fundit tregojnë se ideja për largimin e SHBA-së nga NATO-ja është anashkaluar.
Ndërkohë Britania e Madhe shihet e angazhuar për t’u siguruar që SHBA-ja të ruajë lidhjet me Evropën, pavarësisht skepticizmit të shumë anëtarëve të ekipit të lartë të presidentit amerikan, Donald Trump.
Kur Trump u pyet të premten e kaluar mbi spekulimet, ai tingëlloi shpërfillës, megjithëse nuk e përjashtoi tha se aleanca ishte “zhdukur derisa erdha unë”, në kuptimin e kërkesave të presidentit amerikan ndaj vendeve evropiane që të rrisnin shpenzimet për mbrojtjen.
“NATO është e qëndrueshme, është e fortë, por ata duhet të na trajtojnë në mënyrë të barabartë”, tha Trump.
Lini një Përgjigje