TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2023, 22:45

Franca dënon sulmet e Rusisë ndaj civilëve: Krime lufte, po shkel çdo parim të së drejtës ndërkombëtare humanitare

Shkruar nga Pamfleti

Franca dënon sulmet e Rusisë ndaj civilëve: Krime lufte, po shkel

Franca ka dënuar "me termat më të ashpër" sulmet e reja ruse që kanë shënjestruar rajonin Kherson në jug të Ukrainës, duke vrarë të paktën shtatë civilë, duke përfshirë një 12-vjeçar dhe një foshnjë.

“Këto sulme të reja kundër popullatës civile tregojnë edhe një herë shpërfilljen e plotë të Rusisë për të gjitha parimet e së drejtës ndërkombëtare humanitare, të cilat ajo i shkel në mënyrë flagrante dhe në mënyrë të përsëritur”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Kujtojmë se ushtria ruse sulmoi rajonin Kherson në mbrëmje. Të paktën 12 shtëpi u dëmtuan në Bilozerka si rezultat i një sulmi ajror dhe bombardimi artilerie. Ku mbetën disa të plagosur dhe 7 civilë të vdekur.

 

franca sulmet

Lini një Përgjigje