TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Shkurt 2026, 08:53

Foto e Stephen Hawking mes dy vajzave të reja; dyshohet se apartamenti i shkencëtarit në Paris përdorej nga Epstein për krime seksuale

Shkruar nga Pamfleti
Foto e Stephen Hawking mes dy vajzave të reja; dyshohet se apartamenti i
Stephen Hawking

Detaje të reja janë bërë publike nga dosja e Departamentit të Drejtësisë së SHBA lidhur me çështjen Jeffrey Epstein. Në mesin e materialeve të publikuara, mediat ndërkombëtare raportojnë se në një prej fotografive shfaqet edhe fizikani i njohur britanik Stephen Hawking.

Sipas raportimeve, Hawking ishte një nga 21 shkencëtarët e ftuar nga Epstein në ishullin e tij privat në vitin 2006. Emri i tij përmendet rreth 250 herë në dokumente, por pa iu referuar ndonjë akti të paligjshëm apo akuze konkrete ndaj tij.

Ndërkohë, gazeta franceze Le Parisien ka publikuar fotografi nga apartamenti i Epstein në Paris, i cili sipas mediave besohet se është përdorur për krime seksuale. Pamjet janë pjesë e materialeve hetimore që kanë dalë në dritë pas publikimit të dosjeve në SHBA.

Pas publikimit të dokumenteve, autoritetet franceze kanë hapur dy hetime të reja: një për trafikimin e qenieve njerëzore dhe një tjetër për krime financiare. Sipas mediave franceze, hetimet synojnë të verifikojnë elementë të rinj që mund të kenë dalë nga materialet e publikuara.

Jeffrey Epstein u arrestua në vitin 2019 në Shtetet e Bashkuara nën akuza për trafikim seksual të të miturve. Ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në Nju Jork, ndërsa autoritetet amerikane e klasifikuan rastin si vetëvrasje. Çështja ka pasur jehonë ndërkombëtare për shkak të lidhjeve të tij me figura të njohura nga politika, biznesi dhe akademia. Publikimi periodik i dokumenteve ka nxitur rishikime dhe hetime të reja në disa vende. 

Foto e Stephen Hawking mes dy vajzave të reja; dyshohet se apartamenti iFoto e Stephen Hawking mes dy vajzave të reja; dyshohet se apartamenti i

stephen hawking skandali epstein

Lini një Përgjigje