Presidenti Donald Trump e preku vetëm në mënyrë të përmbledhur çështjen e luftës në Ukrainë gjatë fjalimit të tij për Gjendjen e Kombit, të mbajtur në Kongresin Amerikan.
Në adresimin para ligjvënësve, Trump theksoi se administrata e tij ka arritur të mbyllë tetë konflikte që nga momenti i marrjes së detyrës, ndërsa shtoi se aktualisht po punohet për ndalimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, të cilën e cilësoi si një konflikt me kosto të lartë njerëzore.
“Po punojmë shumë për t’i dhënë fund luftës së nëntë, vrasjeve dhe masakrave midis Rusisë dhe Ukrainës, ku vdesin 25,000 ushtarë çdo muaj. Mendoni për këtë, 25,000 ushtarë vdesin çdo muaj. Një luftë që nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse do të isha president, nuk do të kishte ndodhur kurrë”, tha Trump.
Trump e përdori këtë moment për të theksuar qëndrimin e tij se konflikti nuk do të kishte shpërthyer nëse ai do të kishte qenë në detyrë më herët. Megjithatë, gjatë fjalimit ai nuk dha hollësi mbi strategjinë konkrete që synon t’i japë fund luftës.
Lini një Përgjigje