Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Ursula von der Layen po vulos divorcin politik mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.
Kështu ka deklaruar nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili nuk i ka të parat sulmet ndaj Brukselit.
“Ursula von der Leyen në fjalën e saj këtu në Davos theksoi ‘divorcin politik’ midis Amerikës dhe Brukselit. Ajo përdori tre fjalë kur foli për sanksionet, të cilat i quajti një gabim të madh. Ajo tha se përgjigja do të ishte proporcionale, e palëkundur dhe e bashkuar. Nesër do të dëgjojmë përgjigjen e Donald Trump”, tha Vuçiç.
Ai thotë se pret një fjalim shumë të fortë nga Trump, në drejtim të kundërt me atë që u dëgjua sot nga udhëheqësit evropianë.
“Kjo lojë e tarifave dhe vendimmarrjes në baza ditore nuk është e mirë, siç e përmendi edhe zëvendëskryeministri kinez. Ne po hyjmë ngadalë por me siguri në vendimmarrjen e përditshme dhe nuk mund të planifikosh asgjë. Bota po shkon në një drejtim të çmendur”, shtoi ai.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj sigurisë së rajonit të Arktikut.
Komentet e Vuçiç vijnë në kohën kur Brukseli e ka quajtur ritmin e saj të integrimit në BE të ngadaltë dhe pa reforma serioze si në sistemin e drejtësisë, në lirinë e medias, të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha mosfunifikimin e saj me politikat e jashtme të bllokut.
Nga Forumi Ekonomik Botëror, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha këtë të martë, se tronditjet gjeopolitike duhet të “shërbejnë si një mundësi për Evropën”.
Sipas saj, “ndryshimi sizmik” që po sheh bota është një mundësi për të ndërtuar një “formë të re të pavarësisë evropiane”.
Ajo shtoi se kjo nevojë nuk është e re, as një “reagim ndaj ngjarjeve të fundit”, por ka qenë një “imperativ strukturor për shumë kohë”.
“Nëse ky ndryshim është i përhershëm, atëherë Evropa duhet të ndryshojë përgjithmonë gjithashtu. Është koha të shfrytëzojmë këtë mundësi dhe të ndërtojmë një Evropë të re të pavarur”.
Von der Leyen theksoi se BE-ja po zgjedh “tregti të ndershme mbi tarifat, partneritet mbi izolimin, qëndrueshmëri mbi shfrytëzimin”.
Teksa u ndal tek situata në Groenlandë, Presidentja e Komisionit Evropian u shpreh se Evropa është “plotësisht e angazhuar” sa i përket sigurisë së Arktikut.
“Ne ndajmë objektivat e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim”, tha ajo.
Sipas saj, siguria e Arktikut mund të arrihet vetëm së bashku, duke shtuar se kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara nga Trump janë “një gabim”.
Duke iu referuar marrëveshjes tregtare BE-SHBA të arritur korrikun e kaluar, von der Leyen tha: “Një marrëveshje është një marrëveshje. Kur miqtë shtrëngojnë duart, kjo duhet të ketë kuptim”.
Megjithatë, ajo theksoi se përgjigja e Evropës do të jetë “e palëkundur, e bashkuar dhe proporcionale”.
Von der Leyen u shpreh po ashtu se Bashkimi Evropian qëndron në “solidaritet të plotë” me Groenlandën dhe Mbretërinë e Danimarkës, duke shtuar se sovraniteti i tyre është “i panegociueshëm”.
Ajo theksoi se BE-ja do të punojë me Danimarkën dhe Groenlandën “krah për krah” për të mbështetur më së miri ekonominë dhe infrastrukturën e tyre lokale.
BE-ja do të punojë gjithashtu me SHBA-të dhe të gjithë partnerët për “sigurinë më të gjerë të Arktikut”, duke shtuar se kjo është në “interesin tonë të përbashkët”. Kjo nënkupton edhe përdorimin e “rritjes së shpenzimeve të mbrojtjes” të BE-së për të investuar në sigurinë e Arktikut.
Ajo tha gjithashtu se “siguria e përbashkët” mes partnerëve të BE-së, përfshirë Kanadanë, Norvegjinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, është e rëndësishme.
“Besoj se Evropa duhet të përshtatet me një arkitekturë të re sigurie”, tha ajo.
Lini një Përgjigje