TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2024, 13:18

Festa me fishekzjarre në jaht del jashtë kontrollit, arrestohen 13 persona; i vunë flakën ishullit grek

Shkruar nga Pamfleti

Festa me fishekzjarre në jaht del jashtë kontrollit, arrestohen 13

Autoritetet greke kanë arrestuar 13 anëtarë të ekuipazhit të një jahti me dyshimin për zjarrvënie.

Thuhet se ekuipazhi lëshoi fishekzjarrë në ishullin e njohur turistik të Hidrës për të argëtuar mysafirët, por shkëndijat i vunë flakën pyllit të vetëm me pisha.

Të dyshuarit fillimisht u përpoqën të shuanin flakët më pas thirrën zjarrfikësit dhe u larguan nga zona.

Kryetari i bashkisë së ishullit shprehu zemërimin në një intervistë televizive, duke thënë se çfarëdo që të bëjnë autoritetet qendrore, komuniteti i ishullit gjithashtu do të ngrejë akuza kundër të përfshirëve.

Lini një Përgjigje