TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2024, 07:48

Sulmet me raketa në Gaza, Borrell thirrje ndërkombëtarëve: Hetoni rastin, autorët të mbajnë përgjegjësi

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet me raketa në Gaza, Borrell thirrje ndërkombëtarëve:

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell ka bërë thirrje për hetim mbi bombat vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gaza. Ai thekson se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.

“BE dënon bombardimet që shkatërruan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe shkaktuan dhjetëra viktima. Kërkohet një hetim i pavarur dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, tha Borrell për X.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) njoftoi dje se disa raketa ranë në një distancë të shkurtër nga objekti i tij në Rripin e Gazës, rreth të cilit janë strehuar qindra persona të zhvendosur. KNKK raportoi se spitali i saj i lëvizshëm u mbush me viktima të premten.

Në një njoftimi në rrjetin social “X”, Kryqi i Kuq bën me dije nga sulmi mbetën të vrarë 22 persona, si dhe janë plagosur 45 të tjerë.

 

 

Lini një Përgjigje