Përveç 10 personave që u transportuan me ambulancë në spitale, besohet se edhe persona të tjerë kanë shkuar vetë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore...
Të shtëna me armë kanë ndodhur në një festë pranë një liqeni në Oklahoma City, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 10 personave, që janë transportuar me ambulancë në spitale, sipas autoriteteve lokale.
Zëdhënësja e policisë lokale, Emily Ward, tha se autoritetet morën disa raportime për të shtëna me armë zjarri në një festë të të rinjve pranë Liqenit Arcadia rreth orës 9 të mbrëmjes (ora lokale). Ajo shtoi se nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me ngjarjen.
WARNING: GRAPHIC
— Rapid Report (@RapidReport2025) May 4, 2026
At least 4 found with gunshot wounds in car after shooting in Edmond, Oklahoma https://t.co/rj56stpvtR pic.twitter.com/AdD4rm7mK4
Përveç 10 personave të dërguar në spitale me ambulancë, besohet se të tjerë kanë shkuar vetë në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të plagosurit janë në "gjendje të ndryshme", tha Ward, pa dhënë detaje të mëtejshme.
???????? Photos from the scene at Arcadia Lake campground in Edmond, Oklahoma.
— VIRAL VOLT (@ViralVolT1) May 4, 2026
Multiple victims. Multiple ambulances. A campground on a Sunday night.
Still developing #Oklahoma #ArcadiaLake #Edmond #massshooting #shooting #openfire pic.twitter.com/LSerhpT4u5
Liqeni Arcadia ndodhet rreth 21 kilometra në veri të Oklahoma City.
Lini një Përgjigje