TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2023, 11:07

Fenomeni “Daniel” godet Greqinë, humb jetën një person

Shkruar nga Pamfleti

Fenomeni “Daniel” godet Greqinë, humb jetën një

Fenomeni “Daniel” ka goditur Greqinë. Një 70 vjeçar ka humbur jetën nga shirat në Volos ndërsa një person akoma në kërkim.

70 vjeçari humbi jetën duke shkuar të ushqente kafshët kur makina u rrëmbye nga shirat dhe më pas e mbuloi një mur që u shemb po nga ujërat dhe era.

Njëkohësisht po vijojnë hetimet për gjetjen e një personi të dytë, automjeti i të cilit është marrë nga një përrua që kishte dalë nga shtrati. 

Shirat e furishëm, breshëri dhe erërat e  forta janë karakteristikat e fenomenit Daniel që ka shkaktuar mjaft dëme në disa zona të vendit nga nata e djeshme.

Fenomeni “Daniel” godet Greqinë, humb jetën një

Lini një Përgjigje