TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2023, 10:21

Tentoi të grabisë 200 kg drogë, “të zotët” e ngarkesës e lidhin dhe e hedhin në fund të detit baronin venezuelian

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të grabisë 200 kg drogë, “të zotët”

Lufta mes bandave të drogës në Venezuelë ka shkuar në një tjetër stad, teksa vrasjet makabre janë kthyer në “trend” mes trafikantëve.

I tillë është rasti më i fundit që është transmetuar në mediat ndërkombëtare, ku raportohet se një tregtar droge është ekzekutuar në mënyrë të tmerrshme, duke i hedhur i lidhur në det, me një peshë të madhe në trup.

68-vjeçari kishte tentuar që të vjedhë rreth 200 kilogramë drogë, me një vlerë prej 8 milionë dollarësh, dhe si hakmarrje, të zotët e ngarkesës, e morën në një varkë në mes të detit, e lidhën kokë e këmbë, ndërsa në trup i lidhën një tjetër ngarkesë disakilogramëshe dhe e hodhën në det.

Momentet e vrasjes të Reinaldo Fuentes janë regjistruar nga autorët me një aparat celular, ndërsa janë bërë virale në media. Drejtuesit e bandës së drogës e kanë marrë në pyetje fillimisht Fuentesin, dhe të pakënaqur nga përgjigjet e tij, e ekzekutuan duke e hedhur në fund të detit.

lufta mes bandave të drogës në venezuelë

Lini një Përgjigje