TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Shtator 2023, 08:55

Ishte në një operacion sekret, piloti rus dezerton në Ukrainë së bashku me helikopterin e tij Mi-8

Shkruar nga Pamfleti

Ishte në një operacion sekret, piloti rus dezerton në

Një pilot rus, i cili nuk ishte dakord me pushtimin e Ukrainës, dezertoi në forcat ukrainase, duke marrë me vete helikopterin Mi-8.

Piloti dezertoi gjatë një operacioni special që ishte mbajtur sekret ndërsa lajmin e bëri të ditur sot shërbimi i inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Piloti tani është në Ukrainë”, ndërsa dy anëtarët e tjerë të ekuipazhit të helikopterit, të cilët nuk ishin në dijeni të qëllimeve të tij, “u vranë pas uljes”, tha agjencia.

Kievi shpjegoi se kishte përgatitur këtë operacion “për muaj të tërë” pasi piloti, i quajtur Maxim Kuzminov ,kontaktoi forcat ukrainase dhe kërkoi garanci sigurie.

Kur iu dha mundësia, në një moment teksa po fluturonte me helikopterin pranë kufirit, ai nisi të reduktonte lartësinë derisa arriti në pikën e rënë dakord me ukrainasit.

Inteligjenca ushtarake tha se Kuzminov shërbente në skuadrën e 319-të të helikopterëve të Forcave Ajrore Ruse, e cila është e vendosur në Primorye, në Lindjen e Largët Ruse.
Ndërkohë, siç u bë e ditur, familja e tij u transferua e sigurt në Ukrainë.

 

 

pilot rus

Lini një Përgjigje