TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2025, 21:10

Çfarë po ndodh me shëndetin e Donald Trump?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po ndodh me shëndetin e Donald Trump?
Donald Trump

A është Donald Trump mirë?

Shëndeti i presidentit amerikan Donald Trump po bëhet temë e diskutimeve serioze në mediat dhe qarqet politike amerikane. Kohët e fundit, Trump, presidenti më i moshuar që ka fituar ndonjëherë zgjedhjet në SHBA, është shfaqur më i lodhur, me një pamje më të zbehtë se zakonisht dhe me lëvizje më të ngadalta. Grimi i njohur “tan” duket i aplikuar në mënyrë më të trashë dhe më pak i kujdesshëm, ndërsa presidenti shpesh shihet të përgjumet edhe gjatë mbledhjeve në Shtëpinë e Bardhë.

Axhenda publike e Trump është dukshëm më e lehtë se në mandatin e tij të parë. Ai kalon më shumë kohë në klubet e golfit, udhëton më pak, dhe mitingjet madhështore që dikur ishin baza e fushatës së tij politike, janë bërë të rralla. Presidenti shpesh qëndron ulur, edhe kur të tjerët janë në këmbë, ndërsa orari i tij zyrtar fillon zakonisht pas mesditës. Një raport i New York Times ka zbuluar se daljet e tij publike janë reduktuar me 40% krahasuar me vitin e parë të mandatit të tij të parë.

Përveç kësaj, Trump është zhdukur nga publiku për ditë të tëra, siç ndodhi gjatë verës, ndërsa administrata e tij ka dhënë informacion të paqartë dhe shpesh kontradiktor mbi gjendjen e tij shëndetësore. Në disa raste, dora e djathtë e tij është parë e maviosur ose fashë, dhe Shtëpia e Bardhë ka pretenduar se bëhet fjalë për “mavijosje nga shtrëngimi i tepërt i duarve”, një shpjegim që është konsideruar si joserioz. Në disa imazhe, këmbët e tij duken të fryra.

Vetë Trump ka deklaruar se ka bërë një rezonancë magnetike në tetor, por nuk ka sqaruar se për çfarë saktësisht ishte ekzaminimi. Ai u tha gazetarëve në bordin e Air Force One se “nuk e di çfarë analizuan, por çfarëdo që analizuan, e analizuan mirë”. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se rezonanca u bë për zemrën dhe barkun, si një masë “parandaluese”, por ekspertët mjekësorë kanë kundërshtuar, duke thënë se një MRI nuk përdoret zakonisht për kontrolle rutinë, por për sëmundje të mundshme ekzistuese.

Trump ka thënë gjithashtu se ka bërë një test kognitiv dhe “e ka kaluar me sukses”, por kjo nuk ka ndalur spekulimet në rritje. Me gjithë mungesën e një diagnoze zyrtare, pyetjet mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore nuk lidhen vetëm me moshën, por edhe me rënien e dukshme të ndikimit të tij politik.

Gjatë fushatës së vitit 2024, Trump kishte sulmuar ashpër Joe Biden për moshën dhe paaftësinë e tij, duke e portretizuar si një president “në autopilot”. Ai madje vendosi një fotografi të një makinerie autopen, që për republikanët simbolizonte Bidenin e paefikas, në vend të portretit zyrtar të tij në Shtëpinë e Bardhë. Por tani, duket se simboli i lodhjes dhe pafuqisë po i përket vetë Trumpit.

Rënia e popullaritetit ka rritur gatishmërinë e kundërshtarëve dhe e ka dobësuar rolin e tij brenda partisë Republikane. Zërat për një mandat të tretë, i cili do të ishte antikushtetues, janë zbehur dukshëm, ndërsa bashkëpunëtorët hezitojnë të rrezikojnë për një president që nuk është më i paprekshëm.

Ndërkohë, vetë Trump është bërë më reflektiv dhe, siç raportojnë disa media, po flet më shpesh për vdekjen. Në një deklaratë në tetor, ai tha: “Nuk jam i sigurt nëse do ta arrij parajsën. Ndoshta nuk jam i destinuar për atje.”

Nëse Trump është vërtet në rënie shëndetësore, kjo mbetet për t'u konfirmuar. Por një gjë është e qartë: ai është i vjetër, dhe ndikimi i tij politik nuk është më ai i dikurshmi. Për shumëkënd në Uashington, kjo është një shenjë se “epoka Trump” ka hyrë në perëndimin e saj. /Përshtatur nga “The Guardian

trump shendeti shba

6 Komente

  1. A
    Arberi

    Edhe nje femije ju kupton qe gazeta pamelita jeni putiniste e thekur antivlera

    1. T
      Tony

      Ke shume te drejte vella, i ke rene ne lule te ballit. Prandaj e ke emrin Arber e perulu gjithnje para njeiut qe ta vuri emrin.

    2. B
      Bajram Noka

      Kurr nuk besoi se Presidenti Trump ka probleme shëndetsore????Komenti dhe analiza ???????Jan ushqim mediatik?????????????Dihet kush i përhap matan Oqeanit???????????Anti Trump?.?

      1. A
        Agnostik

        Po si do besosh ti me emer bajram, po ti dukesh nga emri sa e ke inteligjencen

      2. E
        Edmond

        Ju pamfleti jeni nga njëhere ,per të qesh,po ku i rruhet Trampit per sa media Sorosiane ka ne qarkullim qe duan ta bejne te semure e bla bla bla ! Nje ditr te gjithe do vdesin ,kjo eshte normale ,por Tramp eshte top me shendetin ,nuk asht me i vjeter se Bidea

        1. T
          Tony

          I think different. Look at his eyes that are like fox. He is 99ish.

          Lini një Përgjigje