TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Dhjetor 2025, 20:07

Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një princ nga Katari në listë

Shkruar nga Pamfleti
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Epstein në foto me një anëtar të familjes mbretërore të Katarit

Një seri e re fotosh të lidhura me Jeffrey Epstein janë publikuar nga Partia Demokrate në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, të cilat janë siguruar nga pasuria e Epstein. Fotot, gjithsej 68, janë redaktuar përpara publikimit dhe dalin në prag të afatit përfundimtar të vendosur për qeverinë amerikane për të ndarë të gjitha materialet e saj deri nesër.

Në mesin e dokumenteve të publikuara përfshihen pasaporta dhe dokumente identiteti, përfshirë një pasaportë të vetë Jeffrey Epstein. Ndër to është edhe një pamje që tregon një bisedë me mesazhe, ku përmendet një çmim për një vajzë, e përshkruar si adoleshente. Nuk dihet kush e ka dërguar mesazhin dhe kush është marrësi, dhe nuk jepet asnjë kontekst tjetër.

Ndërkohë, në një tjetër foto shfaqet miliarderi Bill Gates në shoqërinë e një gruaje, identiteti i së cilës është fshehur. Nuk ka të dhëna se kur është realizuar fotoja dhe theksohet se prezenca e tij në foto nuk përbën provë për ndonjë shkelje.

Një tjetër pamje shqetësuese tregon një trup me mesazhe të shkruara me dorë mbi lëkurë, duke cituar hyrjen e librit Lolita të Vladimir Nabokovit, i cili trajton marrëdhënien e një burri të moshuar me një vajzë të mitur. Një pjesë e tekstit e shkruar në këmbë lexon: “She was Lo, plain Lo, in the morning, standing four feet ten in one sock.”

Në një tjetër imazh, Epstein shfaqet në një tryezë me anëtarin e familjes mbretërore të Katarit, Sheikh Jabor Bin Yousef Bin Jassim Bin Jabor al Thani, drejtues i disa kompanive private. Nuk jepet asnjë kontekst mbi takimin dhe nuk ka asnjë sugjerim për shkelje nga ana e tij.

Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Pasaporta e Epsteinit
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Mesazhe ku diskutohet çmimi për një vajzë
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Pasaporta ruse
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Bill Gates në foto me një grua

 

Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe njëPublikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe njëPublikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe njëPublikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një

Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Mesazhe të shkruara me dorë në trupin e një vajze. Shkrimi duket sikur citon paragrafin hapës të librit Lolita
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Epstein në aeroplan me Noam Chomskyn
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Dy harqe
Publikohen të tjera foto të Epstein: Bill Gates, Chomsky dhe një
Pilula për infeksione urinare

 

 

epstein bill gates skandal

Lini një Përgjigje