
Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u shtrua në një spital në Minsk. Lajmin e njoftoi ‘Euroradio Bjelloruse’ dhe ‘Hayun’. Sipas tyre, autokolona që zakonisht ndjek Lukashenkon, mbërriti në spital rreth orës 7 të mbrëmjes. Gjatë asaj kohe të gjitha rrugët përreth spitalit ishin nën vëzhgim nga roje të armatosura.
Lukashenko u shfaq për herë të fundit në publik më 9 maj, kur mori pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Moskë, së bashku me Vladimir Putin.
‘Reuters’ vuri në dukje se Lukashenko dukej "i lodhur dhe tundte këmbët me nervozizëm", madje dhe se krahu i tij i djathtë ishte dukshëm i fashuar dhe ai në përgjithësi dukej se nuk ishte mirë.
Më vonë atë ditë, Lukashenko mori pjesë në festimet e Ditës së Fitores në Minsk. Megjithatë, ai theu traditën dhe në vend të uniformës ushtarake veshi kostum dhe nuk mbajti fjalim. Dhe në dy javët e fundit ai mori pjesë në shumë pak ngjarje. Detaje këto, që po shtojnë shqetësimet për gjendjen e tij shëndetësore.
Lini një Përgjigje