
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Berlin, në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus.
Presidenti ukrainas mbërriti në Berlin gjatë natës, ndërsa kërkon të sigurojë mbështetjen nga aleatët kryesorë.
“Tashmë në Berlin”, shkroi Zelensky në Twitter, pak pas mesnatës të së dielës, duke mbërritur nga Italia ku u takua me zyrtarët italianë dhe Papa Françeskun.
Udhëtimi vjen pasi qeveria gjermane njoftoi një paketë të re ushtarake me vlerë 2.7 miliardë euro, ndërsa forcat ukrainase përgatiten për një kundërofensivë për të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.
Sipas raportimeve të mediave lokale, Zelensky pritet të takohet në mëngjes me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier.
Ai gjithashtu mund të shkojë në qytetin gjerman perëndimor të Aachen, i cili po i jep atij dhe popullit ukrainas çmimin Charlemagne – një nder i dhënë për përpjekjet për të nxitur unitetin evropian.
Gazeta ruse e lajmeve ‘Kommersant’ raportoi se dy avionë luftarakë rusë dhe dy helikopterë ushtarakë ishin rrëzuar të shtunën në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, do të shtyjë liderët e tjerë globalë që të zotohen për më shumë mbështetje për Ukrainën kur të marrë pjesë në samitet ndërkombëtare javën e ardhshme, sipas zyrës së tij. /The Guardian
Already in Berlin. Weapons. Powerful package. Air defense. Reconstruction. EU. NATO. Security.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 13, 2023
Lini një Përgjigje