TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2024, 22:36

Çfarë fshihet pas interesit emergjent të SHBA-së për një armëpushim në Lindjen e Mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë fshihet pas interesit emergjent të SHBA-së për

Një gjë është e sigurt, çdo ngjarje ekstreme që mund të ndodhë në Lindjen e Mesme ditën që mbahen zgjedhjet në SHBA, do të ndikojë drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve.

Vrasja e liderit të Hamasit Yahya Sinwar hoqi një nga pengesat kryesore për arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve izraelite, të rrëmbyer që nga 7 tetori i vitit të kaluar. Por premtimet si nga Izraeli ashtu edhe nga Hamasi, për të vazhduar luftën në Gaza kanë shkatërruar shpresat se vdekja e Sinwar do të përshpejtonte përfundimin e luftës.

Megjithatë, SHBA është shprehur se do të dyfishojë presionin ndaj Izraelit për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës dhe për të liruar pengjet. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu planifikon të mbajë një takim të posaçëm me ministrat e tij për të diskutuar negociatat e pengjeve pas vrasjes së Yahya Sinwar. Shumë izraelitë, të cilët kanë frikë se çfarë mund të nënkuptojë vrasja e Sinwar për pengjet e mbetura, i kanë kërkuar qeverisë që të shfrytëzojë mundësinë për t'i arritur dhe marrë dhe sjellë ata në shtëpi.

Është e paqartë se kur do të zhvillohet takimi apo çfarë saktësisht do të diskutohet, por një gjë është e sigurt, SHBA do të këmbëngulë fort për një marrëveshje paqeje ose të paktën një armëpushim disa javorë.

Arsyet përse SHBA do të nxitonte të detyronte Izraelin të ndërmerrte një armëpushimi, janë zgjedhjet presidenciale. Një luftë aktive në Lindjen e Mesme ditën e zgjedhjeve mund të ndikojë lehtësisht votuesit.

Më 5 nëntor, të gjithë amerikanët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur atë që do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme. Lufta e Izraelit në Gaza e Liban ka nxitur një reagim të madh në SHBA kundër mbështetjes së Izraelit. Madje në disa raste, aktivistët amerikanë kanë akuzuar qeverinë Biden se po financon një gjenocid në Gaza.

Ndodhur në këto kushte, Partia Demokratike më në krye presidentin Biden do të përdorin gjithçka kanë në dorë për të ndalur luftën dhe për t’i dhënë një dorë kandidates së tyre Kamala Harris e cila është në një garë të ngushtë me ish-presidentin Donald Trump.

Në SHBA llogariten rreth 4.5 milionë myslimanë të cilët ditën e votimeve mund të bëjnë diferencën për të përcaktuar presidentin e ardhshëm të SHBA-së. Nga ana tjetër 7.5 milionë izraelito—amerikanë jetojnë në SHBA, edhe këta një faktor që mund të ndikojnë në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ndodhur në këto kushte, për SHBA-në ky është momenti perfekt për të ndërdyrë fuqishëm dhe për të vendosur së paku një paqe të përkohshme në rajon. Myslimanët që mbështesin Gazën do të kishin një shpresë se lufta do mbyllej. Izraelitët pro Netanyahut do të ishin të kënaqur me një pauzë pas eliminimit të Liderit të Hamasti, ndërsa ato izraelitë kundër Netanyahut, do t’i gëzoheshin faktit se SHBA po i vendos kushte kryeministrit Izraelit.

Thënë të gjitha këto, kushte janë të favorshme për një armëpushim. Se sa do të ketë fuqi SHBA që të ndikojë te njeriu i tij i “pabindur” (Netanyahu) për të mbyllur luftën, gjithçka mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurt, çdo ngjarje ekstreme që mund të ndodhë në Lindjen e Mesme, ditën që mbahen zgjedhjet në SHBA, do të ndikojë drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve./Pamfleti 

Lini një Përgjigje