TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2024, 20:28

Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan bën thirrje për embargo armësh ndaj Izraelit

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan bën thirrje për embargo

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan i kërkoi sot OKB-së që të vendosin një embargo armësh ndaj Izraelit, veprim që sipas tij, do jetë efektiv për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës.

Këtë deklaratë presidenti turk e bëri pas një takimi disa orësh me ministrat e jashtëm të Rusisë, Iranit, Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Izraeli kërkon provokime për të zgjeruar konfliktet në rajon […]. Një embargo e armëve ndaj Izraelit nga Kombet e Bashkuara do të ishte një zgjidhje efektive për t’i dhënë fund agresionit izraelit”, ka thënë ai.

Pak ditë më parë, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan tha se koha e diplomacisë ka mbaruar, duke bërë thirrje për sanksione ndaj Izraelit.

Nuk na mbetet gjë të themi diplomatikisht, politikisht… kemi mbaruar me këtë. Ne kemi nevojë për mjete të tjera”, tha Fidan.

erdogan

Lini një Përgjigje