TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 21:48

“Çfarë... çfarë tha?”, gazetarja italiane “bën për një lekë” Trumpin; tensionohet konferenca me Melonin  (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë... çfarë tha?”, gazetarja italiane

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur sot në një takim kryeminsitrien italiane Giorgia Meloni. Por kofereca për shtyp u tensionua pas disa pyetjeve të drejtuara nga një gazetare italiane. Meloni, në këtë rast, u vu në pozitën e ndërmjetësueses, duke përpjekur të zbusë atmosferën.

Tensioni u rrit kur Trump u pyet për deklaratat e tij ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e ka akuzuar më herët, së bashku me paraardhësin e tij Joe Biden, për përfshirje në nisjen e luftës në Ukrainë.

Gazetarja i drejtoi një pyetje Melonit në italisht, duke kërkuar reagimin e saj për qëndrimin e Trump ndaj Zelensky. Kryeministrja italiane dha një përgjigje të gjatë, gjithashtu në italisht, ndërsa Trump komentoi me humor: "Ishte kaq bukur. Çfarë... çfarë tha?".

Situata u bë më e tensionuar kur përkthyesi u përpoq, me dukje të nervozuar, të përkthente pyetjen. Duke ndjerë nervozizmin në sallë, Meloni ndryshoi shpejt temën, duke theksuar angazhimin e Italisë për të rritur shpenzimet ushtarake në përputhje me objektivin e NATO-s për 2% të PBB-së.

Pas kësaj ndërhyrjeje, Trump sqaroi: “Nuk e fajësoj Zelenskyn, por nuk më entuziazmon ideja se kjo luftë nisi”. Ai vuri në dukje koston e madhe të luftës dhe shtoi: “Nuk jam i kënaqur as me të, as me të tjerët të përfshirë”.

Më tej, ai theksoi: “Nuk e fajësoj, por nuk mund të them që ka bërë punën më të mirë. Nuk jam një fans i madh i tij”.

Konferenca njohu edhe një moment tjetër të sikletshëm, kur një gazetar italian e pyeti Trumpin nëse kishte e quajtur ndonjëherë Evropën “parazit”. Meloni e vuri në dyshim këtë deklaratë, ndërsa Trump e mohoi kategorikisht.

Kur u pyet nëse kishte qëllim ta “bënte Evropën përsëri të madhe”, ai u përgjigj: “Shpresoj që Evropa të bëhet sërish e madhe”.

 

Lini një Përgjigje