TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 19:07

‘E preferuara’ e Trump mbërrin në Uashington, Meloni pritet ngrohtë nga presidenti amerikan; SHBA-Itali pranë marrëveshjes!

Shkruar nga Pamfleti

‘E preferuara’ e Trump mbërrin në Uashington, Meloni

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Trump tha se është shumë krenar për Giorgia Melonin

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë ku është pritur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Ajo është bërë liderja e parë evropiane që ka biseduar ballë për ballë me udhëheqësin amerikan që kur ai njoftoi dhe më pas pezulloi pjesërisht tarifat 20% për eksportet evropiane.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Trump tha se është shumë krenar për Giorgia Melonin dhe se ajo po bën një punë të mirë në Itali. Meloni i ktheu reston presidentit duke thënë se arsyeja e vizitës së saj në SHBA ishte besimi që ajo ka nga Trump dhe partneritetit mes dy vendeve.

Unë mendoj se ajo është një kryeministre e madhe. Unë mendoj se ajo po bën një punë fantastike. Ajo është një nga udhëheqësit e vërtetë të botë”, tha Trumpi.

‘E preferuara’ e Trump mbërrin në Uashington, Meloni

Ndërkohë që të pyetur nga gazetarët nëse tarifat janë në tryezën e bisedimeve në takimin e sotëm, Meloni u përgjigj duke thënë se mund të kemi një marrëveshje në fund të takimit, por vetëm për Italianë pasi nuk mund të fliste në emër të BE-së. Megjithatë, Meloni e ftoi Trumpin që të vinte në Itali ku të takohej me liderët e BE-së dhe të fliste hapur me ta për një marrëveshje.

Jam e sigurt që mund të bëjmë një marrëveshje. Unë jam këtu për të ndihmuar me këtë. Nuk mund të bëj një marrëveshje në emër të BE-së. Qëllimi im do të ishte të ftoja presidentin për të bërë një vizitë zyrtare në Itali dhe për të organizuar një takim me Evropën. Është e rëndësishme të flasim sinqerisht", tha Meloni.

Trump iu përgjigj pozitivisht propozimit të Melonit, duke theksuar se nuk kishte asnjë problem që të bënte një marrëveshje me Europën.

"Do të ketë një marrëveshje tregtare, 100 për qind. Pse mendoni se nuk do të ketë? Sigurisht që do të ketë një marrëveshje tregtare. Ata duan të bëjnë një të tillë. Ne do të bëjmë një marrëveshje tregtare. Unë e pres plotësisht atë, por do të jetë një marrëveshje e drejtë", u shpreh Presidenti amerikan.

‘E preferuara’ e Trump mbërrin në Uashington, Meloni

Trump nuk tha nëse planifikon të takohet me komisioneren e BE-së, Ursula von der Leyen, por përmendi më gjerësisht se ata kanë pasur "shumë" takime me vende të ndryshme.

Gjithashtu, Trump theksoi se kur bëhet fjalë për tarifat, ekipi i tij do të bëjë marrëveshje të drejta, përfshirë edhe Kinën.

Mendoj se do të bëjmë një marrëveshje shumë të mirë me Kinën. Do të shihni se ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë me Kinën. SHBA-ja nuk ka nxitim për të shpallur marrëveshje tregtare”, shtoi Trump./Pamfleti

Lini një Përgjigje