TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2025, 20:13

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Meloni: Trump pranoi ftesën time për vizitë në Romë, ta bëjmë Perëndimin madhështor!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi në Shtëpinë e Bardhë, Meloni: Trump pranoi

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni u janë përgjigjur pyetjeve të shtypit në Zyrën Ovale pas takimit me dyer të mbyllura.

Meloni fillimisht tha se ajo dhe Trump ndajnë "luftën kundër ideologjisë së “Woke” dhe DEI (diversitetit, barazisë dhe përfshirjes) që sipas saj, do të fshinte historinë. Ajo tha se me Trump mund të punojnë për të trajtuar shumë çështje së bashku.

Meloni vazhdoi duke duke thënë se qëllimi për Evropën dhe SHBA-në është që të bëjnë Perëndimin përsëri madhështor. Gjithashtu, Meloni theksoi se Trump ka pranuar një vizitë zyrtare në Romë, të cilën ajo e përmendi më herët.

"Unë e di kur flas kryesisht për Perëndimin, nuk flas për hapësirën gjeografike. Unë flas për një qytetërim dhe dua ta bëj atë qytetërim më të fortë", shtoi ajo.

Duke folur për partneritetin mes SHBA-së dhe Italisë, Meloni preku edhe luftën në Ukrainë.

"Së bashku kemi mbrojtur lirinë e Ukrainës, së bashku mund të sjellim paqe të qëndrueshme", tha ajo.

Ajo më pas ia dorëzoi fjalën Trumpit, i cili tha se administrata e tij "po shkon mirë" dhe se Meloni ka qenë e dobishme.

Një gazetar e pyet Trumpin se sa kohë duhet t'i përgjigjet Putinit propozimit të armëpushimit përpara se SHBA të vendosë sanksione. Trump tha se do të dëgjojë nga Rusia këtë javë dhe se dëshiron që vrasja të ndalet.

Lini një Përgjigje