
Familjarët e pengjeve izraelite kritikuan kryeministrin Benjamin Netanyahu për dështimin për të sjellë në shtëpi ata që u kapën gjatë sulmeve të 7 tetorit dhe i bënë thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të ndërhyjë.
“Fakti që pengjet janë ende në robëri është një dështim i plotë dhe absolut! Populli i Izraelit nuk do ta falë këtë qeveri që zvarritet me koston e gjakut të ushtarëve tanë dhe të pengjeve”, tha Einav Zangauker në Portën Begin të Tel Avivit përpara një proteste sot.
Nëna e një prej pengjeve tha se tashmë qeveria izraelite kishte provuar të gjitha mënyrat për të kapitulluar Hamasin por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Ajo shtoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje dhe vazhdohet në këtë mënyrë, djali i saj i marrë peng që nga 7 tetori do të vdesë.
“Kemi provuar gjithçka. Na thanë se presioni ushtarak do t’i kthente pengjet… kjo nuk ndodhi. Na thanë se nëse do të ndërprisnim ndihmën humanitare, Hamasi do të gjunjëzohej. … Nuk e bëri. Na thanë se nëse do ta shtynim popullsinë e Gazës të shpërngulej, do të ushtronim presion mbi Hamasin që të lironte pengjet. Kjo nuk ndodhi. … Qeveria izraelite nuk ka hartuar kurrë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do t’i jepte fund luftës dhe do t’i sillte të gjithë në shtëpi. … Është koha të propozojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse negociatat dështojnë, atëherë edhe djali im Matan do të dështojë bashkë me to”, tha Zangauker, nëna e pengut Matan Zangauker.
Yehuda Cohen, djali i të cilit, Nimrod, besohet të jetë gjallë, u tha gazetarëve në Tel Aviv se po i bën thirrje administratës amerikane që të ndërhyjë sa më parë për t’i dhënë fund luftës dhe për të rikthyer pengjet.
“Ne i bëjmë thirrje administratës amerikane: Fëmijët tanë nuk kanë kohë për më shumë raunde negociatash.Djali im i guximshëm po përballon tortura brutale në robëri… Për ta nxjerrë atë nga burgu, na duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe një fund i luftës”, tha Cohen.
Lini një Përgjigje